KCSF - Thirrje për aplikim për Grante për Vullnetarizëm
Afati: October 12, 2026
Të nderuar/a përfaqësues/e të shoqërisë civile,
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM), përmes Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, ju fton të aplikoni në thirrjen e hapur për Grantet për Vullnetarizëm, që kanë për qëllim mbështetjen e nismave për aktivizëm qytetar dhe promovim të vullnetarizmit në vend.
Përfitues të këtyre granteve mund të jenë individët, iniciativat e paregjistruara dhe organizatat joqeveritare që prezantojnë propozimet më bindёse dhe më kreative, të cilat kanë potencial të lartë për t’i angazhuar qytetarёt/et e Kosovёs nё adresimin e çёshtjeve me rëndësi në komunitetin ku ata jetojnё dhe veprojnë.
Kush mund të aplikojë?
• Organizatat joqeveritare vendore (OJQ) të regjistruara në Kosovë
• Nisma të paregjistruara
• Individët/Aktivistë të shoqërisë civile (shtetas të Republikës së Kosovës)
Çfarë ofrohet?
• Përkrahje në kohëzgjatje deri në 𝟏𝟐 𝐦𝐮𝐚𝐣
• Mbështetje financiare deri në 𝟓,𝟎𝟎𝟎 €
Si të aplikoni?
• Apliko online në: grants.kcsfoundation.org
• Udhëzimet & detajet: https://tinyurl.com/KCSF-GV-2026-ALB
• Për pyetje shkruani në: rc-kosovo@kcsfoundation.org
Afati i fundit për aplikim: 12 tetor 2026, 𝐨𝐫𝐚 16:00