THIRRJE PËR APLIKIM – PROGRAMI I VETËPUNËSIMIT 2026
Keni një ide biznesi? Kjo është mundësia juaj për ta kthyer atë në realitet!
Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK), me mbështetjen e Ministrisë së Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare (MPFVLÇ) dhe Qeverisë Gjermane përmes GIZ-it, fton të gjithë punëkërkuesit e regjistruar mbi moshën 22 vjeç të aplikojnë në Programin e Vetëpunësimit 2026.
Programi ofron:
- Trajnim për zhvillimin e biznesit dhe hartimin e planit të biznesit;
- Grante deri në 6,000 € për blerjen e pajisjeve dhe makinerive;
- Mentorim dhe mbështetje profesionale për 12 muaj.
Përparësi u jepet grave, të rinjve NEET, komuniteteve joshumicë dhe personave me aftësi të kufizuara, si dhe ideve të biznesit në sektorët e prodhimit, përpunimit të ushqimit, TIK-ut, ndërtimtarisë, artizanatit dhe industrive kreative.
Afati i aplikimit: 16–30 nëntor 2026, deri në orën 16:00.
Ku të aplikoni? Aplikimet dorëzohen fizikisht në Zyrën e Punësimit ku jeni të regjistruar.
Thirrjen e plotë dhe formularët e aplikimit mund t'i gjeni në këtë link: