Thirrje për Aplikime: Mbështetje EU for Communities
Afati: September 30, 2026
Ju informojmë se Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), në kuadër të komponentës së Stabilizimit të Komuniteteve të Programit të BE-së për Komunitetet, financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, ka lansuar një thirrje për aplikime dhe fton individë, grupe, shoqata dhe kooperativa të aplikojnë për mbështetje për të shndërruar idetë e tyre në veprime konkrete.
IOM synon të identifikojë dhe përzgjedhë aplikantë që do të përfitojnë mbështetje financiare dhe/ose teknike për të:
Filluar një biznes të vogël;
Përmirësuar ose zgjeruar një biznes ekzistues; ose
Zhvilluar një iniciativë komunitare që përfiton komunitetet joshumicë dhe forcon bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve.
Më shumë informata, përfshirë kriteret e pranueshmërisë dhe procedurat e aplikimit, janë në dispozicion në lidhjen vijuese:
https://kosovo.iom.int/news/call-applications-support-small-businesses-and-community-initiatives
Ju inkurajojmë me mirënjohje që ta ndani këtë mundësi me anëtarët e interesuar të komunitetit dhe akterët lokalë brenda rrjeteve tuaja.
Ju falënderojmë për partneritetin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme.
Me respekt,