News
Oct 14, 2026
Dragana Mladenović është caktuar UD.detyrës së drejtorit në Zyre për Çështje të Komuniteteve
Duke marrë parasysh nevojat e institucionit dhe domosdoshmërinë e mbulimit të përkohshëm të pozitës së Drejtorit në Zyrën për Çështje të Komuniteteve, është vlerësuar e nevojshme që znj. Dragana Mladenović të caktohet ushtruese detyrë e Drejtorit, me qëllim të sigurimit të vazhdimësisë së punës, mbarëvajtjes së aktiviteteve dhe rritjes së efikasitetit të kësaj njësie organizative.
Duke qenë se pozita përkatëse është shpallur dhe rishpallur disa herë dhe aktualisht është në proces të rekrutimit, caktimi i përkohshëm në këtë detyrë konsiderohet i nevojshëm deri në përfundimin e procedurave të rekrutimit.