MINISTRIA PËR EKONOMI OFRON SUBVENCIONE PËR QYTETARË!
Ministria për Ekonomi ka hapur thirrje publike për subvencione për pajisje efikase për ngrohje të shtëpive dhe banesave, financuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë (BE) 09/12/2024.
Masat e paraqitur kanë për qëllim mbështetjen e ekonomive familjare, veçanërisht konsumatorët në nevojë, siç është instalimi dhe montimi i pajisjeve efikase të ngrohjes, që përfshin:
- Pompat termike,
- Pajisje klimatizues/kondicioner efikas,
- Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briketa), dhe
- Ngrohëse individuale me biomasë.
Vlera e subvencionit për pajisjen është tridhjetë për qind (30%) e vlerës së investimit, pra deri në 2.000,00 euro.
Pajise klimatizues/kondicioner, vlera e subvencionit për pajisjen është dyzet për qind (40%) e vlerës së investimit, pra deri në 400.00 euro. Për prindërit vetëushqyes dhe qytetarët që mbështeten nga skema e ndihmës sociale (kategoria 1 dhe 2), subvencionohet gjashtëdhjetë për qind (60%) e vlerës së investimit deri në 550.00 euro.
Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briketa), subvencionohet shtatëdhjetë për qind (70%) e vlerës së investimit deri në 1.200.00 euro.
Ndërsa për ngrohëse individuale me biomasë, vlera e subvencionit për një (1) pajisje është shtatëdhjetë për qind (70%) e vlerës së investimit dhe deri në 435.00 euro. Për prindër vetëushqyes dhe qytetarët që mbështeten nga skema e ndihmës sociale (kategoria 1 dhe 2), subvencionohet nëntëdhjetë për qind (90%) e vlerës së investimit, pra deri në 560.00 euro.
Regjistrimi bëhet online nëpërmjet platformës e-Kosova: https://ekosova.rks-gov.net/472
Informacione të plota për thirrjen mund të gjeni në linkun: https://me.rks-gov.net/blog/ministria-e-ekonomise-hape-thirrjen-per-subvencionim-te-pajisjeve-eficiente-per-ngrohje-per-familje/ dhe dokumentin https://me.rks-gov.net/wp-content/uploads/2024/09/serb-Thirrje-publike-Investimi-ne-pajisje-ngrohese-eficiente-2-elektoruar.pdf
Pajisjet e blera para datës së shpalljes së thirrjes nuk do të subvencionohen.
Qytetarët përfitues të subvencionit për blerjen e pajisjeve efikase të ngrohjes, në një nga thirrjet publike: thirrje publike nr. 02/2022 të datës 06.10.2022; ftesë publike nr.03/2022 të datës 18.11.2022 ose ftesë publike nr. 03/2023 të datës 22/09/2023, nuk kanë të drejtë të aplikojnë për subvencione për pajisje ngrohëse efikase në kuadër të thirrjes publike nr. 05/2024
Afati për aplikim: 11 tetor 2024.
Aplikacionet e pranuara do të shqyrtohen në bazë të KUSH I PARI APLIKON, I PARI DO TA MARR SHËRBIMIN, prandaj ju inkurajojmë të aplikoni sa më shpejt të jetë e mundur.